“Jeta më ka mësuar të jetoj me …”- Rozana Radi rrëfehet për “pengjet” në jetë: Fatkeqësisht s’do e ndryshoja realitetin
Rozana Radi është një këngëtare, moderatore dhe biznesmene e suksesshme. Por pavarësisht se është një femër e arrirë, edhe ajo ka pengjet dhe mungesat e saj në jetë.
Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit në Instagram, këngëtarja u pyet se çfarë i mungon më së shumti.
“Do ta thosha por fatkeqësisht s’do e ndryshoja realitetin. Kam dhe unë pengjet e mia. Jeta më ka mësuar të jetoj me mungesa njerëzisht të dashur”– iu përgjigj Rozana Radi, duke iu referuar ndarjes së parakohshme nga jeta të prindërve të saj.
Më pas, ajo publikoi një foto të familjes së saj dhe u shpreh se për sa kohë t’i ketë në krahë, asgjë tjetër s’do t’i mungojë në jetë.
“Kjo është familja ime! Sa të kem Zotin para dhe familjen s’do më mungojë asgjë tjetër në jetë!”– u shpreh këngëtarja.
/Panoramaplus.al