Jeta luksoze e Linda Reit, festë romantike në pishinë me një djalë seksi

Linda-Rei-2

Linda Rei është shndërruar së fundmi në personazhin më të komentuar të rrjeteve sociale dhe mediave për shkak të rrëfimit që bëri për historinë e jetës. Të gjithë bëhen kureshtarë të dinë më shumë rreth jetës së saj në Itali, vendi ku jeton prej shumë vitesh dhe ku ka provuar eksperienca si modelingu, garat e bukurisë dhe prezantimi. Përveç faktit që vishet me stil, kujdeset për linjat dhe pamjen ajo tërheq vëmendjen për stilin e jetës me udhëtime dhe argëtime. Në setin e fundit të fotove që Linda ka postuar në Instagram ka zbuluar pak nga jeta e luksit që bën. Ajo pozon me bikini pranë një djali zeshkan seksi, për marrdhënien me të cilin nuk ka dhënë asnjë sqarim. Të dy ndodhen duke pozuar në një pishinë, ndërkohë që po shijojnë pijet e preferuara, Linda një koktejl ekzotik dhe djali një vodka.