“Jeta është e imja, më takon vetëm mua”- Redon Makashi u përgjigjet “njerëzve me djallin në bark”: Mes vrerit e helmit…
Këngëtari i njohur Redon Makashi iu është përgjigjur komenteve negative të njerëzve, pasi deklaroi se është i dashuruar dhe do shkojë drejt martesës.
Redon Makashi reagoi në një postim në rrjetet sociale, ku shkroi se “njerëzit me djallin në bark” nuk reshtin së nxjerri vrer dhe se hallet e tyre i masturbojnë tek të tjerët.
Por këngëtari thekson, se nuk i urren këta njerëz, por vetëm “ndjen keqardhje për ta”, teksa shtoi se mes helmit e mllefit, i dhuron paqe, mirësi si edhe pakëz muzikë.
Duke u mbyllur gojën të gjithëve, ai u shpreh se “është jeta e vet dhe i takon vetëm atij”.
“Kohe e çuditshme !!!!! Si ka mundësi qe njerëzit me djallin ne bark nuk rreshtin se nxjerri vrer? Kane plot halle ne jetët e tyre dhe për çudi hallet e tyre i masturbojnë tek te tjerë, shfrynë dufin , qeshin kur hedhin helmin e zvarriten si gjarpërinjtë pas rreshrave te … ! Për çudi me duken te shndërruar si ata qentë e tërbuar me dhembet e skërmitur qe kur i hedhin prehën kafshojnë ku te mundin , e pasi mbarojnë pune me te presin po me ata dhembe e jargët qe i rrjedhin neveri, presin prehun e radhës…! Ehhh sa e trishtueshme dhe qesharake! Me thënë te drejtën nuk i urrej, por me keq, ndjej KEQARDHJE PER TA …!! Është Bota e erret , e piset e humnerave boshe te tyre…! Gjithsesi…,mes vrerit, helmit, mllefit e kafshimit, unë ju dhuroj paqen ,mirësinë dhe pakëz muzike… !!!
JETA ESHTE E IMJA E ME TAKON VETEM MUA,”– shkroi Redon Makashi.
Ndërkohë pak ditë më parë, në një intervistë për emisionin “Rudina”, këngëtari tha se orët e beqarisë kanë përfunduar për të dhe ka ardhur koha për të provuar martesën.
“Ka ardhur limiti i limiteve, do vendos edhe unë. Edhe ata që janë të martuar janë të pakënaqur, edhe të pamartuarit po. Unë do ta provoj njëherë martesën, e kaluam gjithë kohë, i morën me vete të gjithë orët e beqarisë, tani ka ardhur koha. Normal që jam i dashuruar,”– tha ai.
“Është gjithmonë ajo silueta bionde që kam unë në imazhin tim, me të cilën ti je i dashuruar?”- e pyeti moderatorja.
“Përveç klipit që doli një brune,”– shtoi Redon Makashi duke lënë të nënkuptohet se partnerja e tij është bionde.
/Panoramaplus.al