
Jeta e Tayna-s kthehet në telenovelë, zbulohet fejesa me ish-anëtarin e OTR
Vetëm pak orë më parë në të gjitha mediat rozë qarkulloi lajmi se Tayna është në një lidhje dashurie me Besjan Rexhaj, i njohur ndryshe si Kech Montana. Mirëpo vetëm pak më parë “arbëresh.info” ka raportuar se para se kësaj lidhje Tayna paska qënë e fejuar. Sipas burimeve të “arbëresh.info” reperja ka qënë e fejuar me reperin e njohur me emrin e artit Nolimaan. Ky i fundit thuhet se ka qenë një nga anëtarët e labelit “OTR”, pasi në disa prej fotove të tij në Instagram ai është krahas disa prej reperëve të njohur të këtij labeli dhe në krahun e tij të majtë ka tatuazh simbolin OTR. Ndërkohë thuhet se ai është martuar verën e vitit të kaluar./IconStyle
