Jeta e re si trajner e Erjon Bogdanit, 40 vjeçari shijon statusin e babait nga martesa me juristen italiane

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Erjon Bogdani, i cili luajti për 13 vjet në Itali, sot është trajner i Kuqezinjve 19 vjeçarë, U19. “Për mua të jem trajner është diçka e bukur dhe shpresoj që këtyre djemve t’u transmetoj dëshirën dhe pasionin që kam pasur unë për futbollin”, u shpreh Erjoni për mediat pak kohë më parë. Shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me Kombëtaren është i përfshirë në stërvitje dhe kjo e sqaron arsyen pse nuk zgjodhi të bëhej zv/trajner në Itali. “Tani është ndryshe, pasi kur isha vetë lojtar, mendoja si të isha në formë, por tashmë duhet të mendosh për lojtarët dhe stafin”, është rrëfyer ai në lidhje me angazhimin e ri të trajnerit. Por edhe pse nuk do të largohet nga emocionet që të jep futbolli ai di të jetë bashkëshort dhe baba ideal. Tashmë ka nisur pushimet me familjen, por nëse do të hyni në profilin e tij në Instagram do të mrekulloheni nga familja e bukur që ka krijuar me juristen italiane, Rossella Ariodante. Në verën e vitit 2011 ata u bënë prindër të djalit të tyre, Aleksandër, i cili siç shihet nga fotot tashmë është rritur dhe duket vërtet fëmijë shumë i këndshëm. Bogdani e mbylli karrierën si futbollist në mars të vitit 2014, ndërkohë që në muajin prill ai festoi 40 vjetorin. Futbollisti 1.91 i gjatë, duke ende shumë në formë ndërkohë që në Itali bën një jetë VIP, pasi për të ende interesohen mediat italiane.