Jeta e re e Marina Farës katër muaj pasi u fol se priste një fëmijë
Edhe pse është një juriste që ka shumë ndjekës si modele Instagrami, Marina Fara kohët e fundit ka qenë në qendrër të mediave rozë, më së shumti për jetën private. Kujtojmë që në muajin qershor, pra katë muaj më parë mediat online u pushtuan nga lajmi se Marina, vajza e këngëtares së njohur, ishte shtatzënë në muajin e tretë. Ky lajm u shoqërua me foton e Marinës nga vizita te gjinekologu, ndërsa ndodhej e shtrirë duke bërë ekon.
Sipas disa mediave, fëmija po vinte në jetë nga lidhja e saj disamujore me një djalë të panjohur në publik. Në postimet e para në rrjetet sociale, Marina fillimisht ia mbulonte fytyrën partnerit, ndërsa me vonë i publikoi vetë fotot pa çensurë me të. Pas këtyre lajmeve, Marina vendosi të zhdukej nga rrjetet sociale, për t’u rikthyer vetëm së fundi me profile të reja, foto të fundit dhe jetë krejt të re. Bën përshtypje fakti se pavarësisht lajmit të shtatzënisë, ajo shihet tashmë me barkun e sheshtë dhe në formë. Nuk dihet çfarë ndodhi me fëmijën që u tha se priste, nisur edhe nga një foto e vetme që ajo postoi në Facebook, ku shfaqej paksa me linja të rrumbullakosura.
Sipas një përllogaritjeje nisur nga shkrimet e publikuara në verë nga mediat online, të cilat shkruanin se “vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, është shtatzënë në muajin e tretë”, tani i binte që Marina të ishte shtatë muaj shtatzëzë. E ndërkohë pas dhënë asnjë shpjegim tek ndjekësit në rrjetet sociale, Marina bashkë me “zhdukjen e barkut” duket se e ka “fshirë” si me gomë të shkuarën, për të nisur një kapitull të ri në jetën e saj. E ka nisur me hapjen e profilit me postime që datojnë nga fundi i gushtit, ku shihet kryesisht në shoqërinë e të ëmës dhe ndonjë miku apo mikeshe ndërkohë që thuhet se po punon për një projekt.
Marina Fara: “Maksimumin duhet ta bëjnë të dyja palët, sidomos kur vendosin të sjellin jetë të reja”
Marina, edhe pse në profesion juriste, në rrjetet sociale arriti ta kalojë edhe famën e nënës së saj artiste. Duke qenë se bën një jetë plot udhëtime, në intervistat e fundit ajo është shprehur: “Më pëlqen shumë të udhëtoj, pasi është një ndër hobet e mia, gjë e cila mua më bën të ndihem mirë. Herë pas here e ndjej të nevojshme të udhëtoj”. Për konceptin që ka për dashurinë e vërtetë ajo thotë se: “Jeta do të ishte shumë e thjeshtë, dhe ndoshta jo kaq e bukur nëse do të dinim nga fillimi si do të ishte përfundimi.
Dashuria është një nga ndjenjat më të bukura dhe të pastra që ekziston. Po martesa, a është në planet e saj? “Martesa për mua, fillimisht, është një premtim, që të dyja palët duhet të bëjnë maksimumin për ta bërë atë të funksionojë dhe të jenë të lumtur, aq më tepër kur, sipas zgjedhjes, njerëzit vendosin të sjellin jetë të reja, detyrimi për t’iu përkushtuar, duhet të jetë akoma dhe më i madh. Por kjo do të ishte në një situatë perfekte, ndërkaq që në jetë jo çdo gjë është perfekte dhe dy njerëz s’mund të mendojnë njësoj”, është shprehur ajo/Panorama Plus