Jeta e Poem Blu në rrezik! Ja veprimi i Sara Hoxhës që shqetësoi ndjekësit e saj në rrjete sociale

Ndonëse me një fëmijë të vogël, Sara Hoxha mundohet të jetë mjaft aktive në rrjete sociale.

Partnerja e Ledri Vulës ndan pothuajse çdo gjë nga përditshmëria e saj, përfshirë edhe eksperiencat e ndryshme si nënë që po i përjeton me vajzën, Poem Blu.

Mirëpo, një foto e publikuar së fundmi ka shqetësuar fansat e saj, të cilët i kanë shkruar menjëherë në “inbox”.

Në imazhin e publikuar në Instastory, dukej Poem, të cilën Sara e kishte ulur në sediljen para të makinës dhe në një pozicion të rrezikshëm.

Pas mesazheve të shumta, Hoxha ka reflektuar dhe i ka falënderuar të gjithë ndjekësit e saj për paralajmërimet.

Blogerja tregoi se këtë mënyrë, pra të vendosjes së fëmijës në sediljen e parë, e ka parë shpesh në Gjermani dhe ka menduar se nuk ka asgjë jo të zakonshme apo të rrezikshme me të.

Po lexoja disa nga mesazhet që më tregonin se kjo nuk është diçka e sigurt. Do të jem e sinqertë, nuk e dija dhe kurrë nuk kam menduar të informohem, sepse kam parë miq në Gjermani që e bëjnë këtë dhe mendova se është diçka e drejtë.

Tani, duke lexuar të gjitha mesazhet, falënderoj Zotin që nuk ndodhi asgjë dhe kjo nuk do të ndodhë më kurrë!”- shkroi Sara.