Jeta e kufizuar e Antonio Banderas pas sulmit në zemër
Pas sulmit në zemër, aktori Antonio Banderas ka deklaruar se nuk është më ai i pari, pasi i ka ndryshuar jeta totalisht. Rregullin e parë e ka vendosur tek ushqimi, për ta pasuar me lënien e cigares. Ylli i “Zoro-s” pësoi sulm në zemër në muajin janar, pas së cilës iu kërkua nga mjekët të reduktojë angazhimet e gjata në punë. Gjatë intervistës nga një media spanjolle ai u shpreh, se “nëse ia kam dalë të jem mirë me shëndet pas sulmit në zemër, e kam arritur vetëm me regjimin strikt ushqimor duke shmangur abuzimet”.