
Jeta e bukur e Faton Shoshit, zbulohet lidhja e re me modelen nga Kosova
Pas ndarjes nga këngëtarja Era Istrefi, Faton Shoshi është përfolur për jetën që bën i rrethuar nga modele dhe vajza të bukura. Menaxheri i suksesshëm i personazheve të njohur duket se tashmë është në një lidhje të re, dhe këtë herë bëhet fjalë pikërisht për një modele. Sipas “Lajmi.net” vajza që i ka rrëmbyer zemrën Fatonit, quhet Gresa Hoti, është nga Kosova dhe jeton në Milano. Ndërkohë ka qenë vetë Shoshi i cili ka postuar në Instagram një video të Gresës duke u argëtuar në jetë nate, dhe më pas një foto të të dyve.
