Jeta e Blerim Destanit film brenda filmit/ Me John Travoltën e Morgan Freeman si miq të vjetër

Aktori shqiptar nga Maqedonia, Blerim Destani, po i realizon ëndrrat e tij në karrierë ashtu siç ka dashur. Pasi ka aktruar në disa filma të njohur me sukses në botë, ai tani duket se ka kaluar në një nivel më të lartë, atë Hollywood-ian. Me ndjekësit e tij të Instagramit aktori ka ndarë një fotografi, ku shihet së bashku me aktorët e famshëm botërorë si:John Travolta dhe Morgan Freeman, ndërsa ndodhen të ulur në një tryezë kazinoje.
Ky imazh duket se është shkëputur nga xhirimet e ndonjë projekti filmik. “Asnjëherë mos ndaloni së besuari në aftësitë tuaja. Dhe po, ëndrrat po që bëhen realitet. Është nder të punosh me këtë ekip kaq të mrekullueshëm dhe profesionalë. P.S. Na duhen më shumë shqiptarë në Hollywood”, ka shkruar Blerim Destani në përshkrimin e fotos së postuar.