Jessy Hennesy është biseksuale, zbulohet lidhja në Zvicër me grimieren braziliane
Kërcimtarja braziliane që garon mes VIP-ave shqiptarë në “Dance with me” është bërë personazh i mediave rozë për një flirt të bukur mes saj dhe këngëtarit 20 vjeçar, Alban Ramosaj. Por miq të afërt të showgirl-it seksi kanë rrëfyer për revistën “Story” historinë e vërtetë të dashurisë që Jessy Hennesy ka krijuar në Zvicër me një vajzë të bukur nga Brazili, e cila në Instagram prezantohet me emrin Siangjaew, grimiere dhe menaxhere eventesh në profesion. Jessy, nëna e një vajze 12 vjeçare, pas 50 Cent, Gjon Karricës e Alban Ramosaj, tani po përjeton atë që e kosideron romancën e vërtetë të dashurisë me vajzën nga Brazili, fotot me të cilën i ka postuar edhe në profilin e saj në Instagram. Artisja, e cila i jep shumë rëndësi ndjenjës së dashurisë në jetën e saj shquhet jo vetëm për format e bukura fizike, por edhe për tipin e zhdërvjellët pa koplekse, dhe aftësinë për të bërë show në çdo kohë. Çift me Dj Vik Kraja në garën e kërcimit ajo ka arritur të fitojë zemrën e anëtarëve të jurisë së DWM, të cilët e komplimentojnë herë pas here për lirshmërinë e saj skenike. Por si po e përjeton ajo këtë periudhë larg partneres së saj të zemrës, e cila është një adhuruese e piktores biseksuale Frida Kahlo? Vetë Jessy ka postuar në Instagram foton ku dy vajzat shkëmbejnë dedikime malli mes njëra-tjetrës, apo foto ku janë në momente intimiteti bashkë. Por nuk mungojnë deklaratat e dashurisë së Jessy-t për të dashurën e saj, si në fotot ku ajo pozon duke tymosur cigare, dhe që Jessy-t i pëlqen shumë. Më parë ajo njihej thjesht si e dashura e reperit me famë botërore “50 cent”, por pjesëmarrja në klipin “Sex Toy” të Gjon Karricës, e bëri atë shumë të njohur edhe për shqiptarët. Kërcimtarja dhe këngëtarja braziliane ka bashkëpunuar me Karricën edhe për klipin “Shqiptari i zi”, pas një njohjeje mbi 10 vjeçare. Gjon po e mbështet Jessy-n dhe në këtë garë, duke udhëtuar madje nga Zvicra për t’iu gjendur pranë në Tiranë.