Jessie J shkroi një këngë për ndarjen nga Channing Tatum dhe i tha të gjitha

Jessie J ka shkruar një këngë të tërë pas ndarjes nga Channing Tatum që i hedh dritë arsyeve pse një nga çiftet më të komentuara të showbizit, u nda. “The Sun” raporton se “Simply in Love”, është një këngë e gjitha për ish-in e këngëtares, pra aktorin Channing Tatum.

“Ti gjithmonë ëndërron për të nesërmen, ndërsa unë jam akoma duke menduar të djeshmen”

“Kudo që shkon ti, dua të të ndjek, le të bëjmë një premtim sot”

“Le ta marrim me ngadalë, me hapa të vegjël, që të mos e shkatërrojmë atë ç’ka vjen pas. Vetëm qëndro i qetë, që të mos nxitohemi, pa presione, vetëm qejf, nuk është garë, s’kemi pse të vrapojmë. Nëse do zgjasë përgjithmonë, le të jemi thjesht në dashuri”- është një pjesë e tekstit të këngës.

Jessie J dhe Channing Tatum u ndanë në Prill. Dyshja e nisën lidhjen e tyre në Tetor të vitit 2018, pasi aktori u nda nga bashkëshortja.