Jessie J, nënë për herë të parë!
Jessie J është bërë nënë! Këngëtarja 35-vjeçare ka njoftuar përmes një postimi në Instagram se është bërë mami i një djali para një jave.
“Para një jave, e gjithë jeta ime ndryshoi. Djali im erdhi në këtë botë dhe zemra ime u zmadhua dyfish. Ndjesia është e papërshkrueshme. Po fluturoj nga dashuria. Ai është magjik. Është realizimi i të gjitha ëndrrave. Është e gjithë bota. Ai dhe unë jemi shumë mirë dhe s’e besoj dot që është i vërtetë, është këtu, me mua. Jam shumë mirënjohëse”, shkroi këngëtarja, e cila më parë ka humbur një fëmijë në një abort spontan, në nëntor të 2021-shit.
“Dje pasdite kisha frikë nga mendimi për të shkuar në koncert nga frika se mos ndihesha keq, pasi shkova për kontrollin e tretë dhe më thanë se nuk kishte më rrahje zemre.”
Postimin e shoqëroi me një foto të testit pozitiv të shtatzënisë. “Ndonjëherë dashuria nuk do të jetë e mjaftueshme për ta bërë [shtatzëninë] të funksionojë dhe kjo është në rregull. Nuk do të thotë se keni dështuar,” shkroi ajo asokohe.
“Këtë mëngjes ndihem sikur nuk kam kontroll mbi emocionet e mia. Mund të pendohem që e postova këtë. Ose jo. Në fakt nuk e di. Ajo që di është se dua të këndoj sonte. Jo sepse po shmang hidhërimin apo procesin, por sepse e di që do të më ndihmojë”.
Më pas, në janar të këtij viti tregoi se ishte shtatzënë dhe se ndihej shumë e lumtur dhe e frikësuar njëkohësisht.
View this post on Instagram
Anabelmagazine