Jeshilja neon u rikthye këtë verë për të pushtuar showbizin
E kishim harruar ca kohë, por neoni është rikthyer sërish në modë dhe veçanërisht jeshilja neon. Nuk besojmë se nuk iu ka zënë syri në Instagram të paktën 1 foto me veshje ose rrobabanjo në këtë ngjyrë. Qershori po mbaron dhe ende pa hyrë muajt zyrtar të verës, korriku e gushti, neoni ka pushtuar showbizin, jo vetëm atë shqiptar, por edhe të huaj. Disa e kanë zgjedhur jeshilen neon për rrobabanjot e tyre, të tjerë për veshje në mbrëmje, evente e videoklipe. Më poshtë ju sjellim disa foto nga VIP-at tanë.