Jerina Lalaj: “Të krijoj një familje, dëshira ime më e madhe”
E ftuar në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth dilemës dashuria apo karriera, ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike Jerina Lalaj, PR/Marketingu dhe Konsulente imazhi. Ajo u shpreh:
Unë i jam përkushtuar karrierës, nuk ja dola dot të krijoja familje sepse disa gjëra janë edhe me fat. Energjia ime ishte totalisht e fokusuar te punët dhe vetëm kur kalojnë ditët dhe e sheh veten tek të 40-tat.
A është e vështirë pas moshës 30-vjeçe për një partner jete? Si mendon Jerina për këtë?
Jo nuk është e vështirë, partneri gjendet në çdo moshë. Ka njerëz që kanë gjetur lumturinë pas të 50-ave. Nuk besoj se numrat dhe shifrat ndikojnë në lumturi. Në këtë kohë është shumë e vështirë të gjesh një partner ashtu si e do sepse je më e përmbajtur në gjërat dhe vendimet që merr. Partneri është çështje fati.
A është në planet e Jerinës krijimi i një familje?
Do doja shumë të kisha një familje. Është një nga dëshirat e mia më të mëdha. Kam një karakter të fortë, krijimin e një familje e shoh si një bekim jo si një frikë. Është përgjegjësi e madhe por unë jam mësuar të marr përgjegjësi. Të jesh vetëm është një përgjegjësi shumë herë më e madhe sesa ta ndash me dikë tjetër. Nga ana tjetër, e dini sa e vështirë është të gjesh një partner në këtë qytet si Tirana. Duket si mision i pamundur por nëse vjen është i mirëpritur. (qesh)