Jerina Lalaj: “Kam qenë 16 vite e martuar me një zotëri që e doja shumë!”
E ftuar në “Dita e 8”, Jerina Lalaj, e cila së fundmi ka qenë dhe opinioniste në një emision dashurie, u shpreh në mënyrë shumë të sinqertë për një lidhje të saj të përfunduar.
Lalaj tha se ka qenë pothuajse e martuar prej 16 vitesh, por fatkeqësisht gjithçka përfundoi. Më tej ajo shtoi se:
Kisha një martesë jozyrtare me një zotëri që e doja shumë. Bashkëjetoja me të prej 16 vitesh, por nuk bënim dot të lumtur njëri-tjetrin.
E pyetur nga pastori, Akil Pano se përse kjo “martesë” përfundoi pas kaq shumë vitesh bashkëjetesë dhe përse nuk e formalizuan si dashuri, Jerina Lalaj u shpreh se:
Kemi dashur shpeshherë ta formalizonim, por gjithmonë e shtynim sepse mendonim se dashuria mjaftonte…
Zotëria nuk ishte shqiptar. Fillimisht e ndoqa unë në karrierën e tij atje, më pas ai mua, këtu në Shqipëri. Kuptuam se kishim ndryshim kulturash dhe si dy njerëz të kulturuar, të civilizuar dhe që e deshëm njëri-tjetrin u ndamë miqësisht. Sot e kësaj dite jemi sërish shok.
Lalaj, gjithashtu tha se do të jetë pjesë e një projekti në sezonin tjetër televiziv, por nuk dha më shumë detaje rreth tij.
Top Albania Radio