“Jepi AL”, reagimi epik i De Niro kur mësoi se Al Pacino do bëhet baba
Vendin e Roberto de Niros i cili në fillim të majit u bë baba në moshën 79-vjeçare, duket se e ka zënë Al Pacino, i cili do të ketë fëmijën e tij të katërt në moshën 82-vjeçare. De Niro ka reaguar tepër i emocionuar pasi mori vesh lajmin se miku i tij Al Pacino do t’i bashkohet atij në klubin e baballarëve në moshë të thyer të Hollivudit, shkruajnë mediat e huaja.
Gjatë një konferencë për shtyp të mërkurën për Festivalin e filmit të tij ‘Tribeca’, De Niro u pyet për faktin se Pacino do të bëhet sërish baba, duke thënë: “Çfarë djali, jepi Al, të bekoftë Zoti“.
“Dëgjo, Al Pacino sapo lindi një fëmijë, më thanë dje në mëngjes. Ai është disa vjet më i madh se unë. Zoti e bekoftë. Shumë i lumtur për të.”-tha De Niro.