I jepet lamtumira mjekut të famshëm të fëmijëve, Elton Deda bën rrëfimin prekës

Ndarja nga jeta në moshën 81-vjeçare e mjekut të njohur të fëmijëve, Polikron Çela ka prekur edhe artistët. Kantautori Elton Deda ka ndarë një status sot me miqtë: “Sot përcollëm për në banesën e fundit Dr Polikronin, mikun e gjithë Tiranës. Të palodhurin, gojëmjaltin, shokun e fëmijëve dhe shpëtimtarin e gjilpërave. Kur isha i vogël, sa herë isha i sëmurë, nuk harronte të vinte në çdo orë dhe pasi më vizitonte më thonte “ nuk ka gjilpëra per ty biri”. Dhe ashtu kur largoheshe linte gjithmonë aromën e jetës dhe të mirësisë. Për mua, këta janë heronjtë e vërtetë të qytetit, njerëzit që të bëjnë t’iduash pa kushte. Lamtumirë xhaxhi Kondi! Do të të kujtojmë gjithmonë me mall se ke bërë gjëra të mira gjithë jetës”, përfundon statusin e tij Deda.Prej disa ditësh, Çela ishte në gjendje të rëndë shëndetësore pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme, ndërsa mëngjesin e djeshëm mbylli sytë përjtetësisht.Homazhet për nder të mjekut të njohur pediatër u zhvilluan nesë pranë ish-lidhjes së Shkrimtarëve, ndërsa trupi i tij do të prehet në varrezat e Sharrës. Kush është mjeku pediatër? Së fundmi, ai punonte në një klinikë private si pediatër. Lindi në vitin 1932 dhe ka ushtruar njëherësh edhe profesionin e pedagogut në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Çela ka shpërbyer për një kohë të gjatë edhe si Shef i Shërbimit të Nefrologjisë dhe si Drejtor i Spitalit të Fëmijëve. Polikron Çela ka dhënë një kontribut me mjaft peshë në mjekësinë shqiptarë dhe është autor i disa librave mjekësorë.