Jennifer Lopez, topless në rrjetet sociale: Çfarë mesazhi u dërgoi fansave?

Jennifer Lopez nuk heziton të shfaqet topless edhe në moshën 53-vjeçare. Artistja së fundmi ka postuar një foto të tillë në Instagram për të tërhequr vëmendjen e fansave në muajin e ndërgjegjësimit për stresin.

Duket se jeta e një artisti ka vecanërisht mjaft shqetësime e stress, sic pohon dhe ajo vetë. Ndaj aktorja dhe këngëtarja nga Bronksi po bën çmos të ndjekë një mënyrë jetese sa më të shëndetshme. Për këtë arsye, ajo ka krijuar një rutinë të saj të mirëpërcaktuar për të përballuar stresin. Dhe fansave ia tregoi pikërisht përmes fotos topless se çfarë bën për të larguar stresin.

“Është Muaji Kombëtar i Ndërgjegjësimit për Stresin dhe ne dua t’ju kujtoj se sa e rëndësishme është të gjesh kohë për kujdesin ndaj vetes. Koha që i kushtoni vetes çdo ditë ndihmon shëndetin tuaj mendor dhe mirëqenien e përgjithshme”, tha Jennifer në mbishkrimin e fotos.

Ajo shtoi se vlerëson rutinën e kujdesit për lëkurën, stërvitjen, kohën e kaluar me njerëzit e dashur, ushqimin e shëndetshëm dhe aktivitetet që kërkojnë shumë kreativitet.

Bordo