Jennifer Lopez shkon në palestër me një çantë ‘Hermés Birkin’ 40 mijë dollarë
Jennifer Lopez është e famshme për stilin e saj që jo pak gra dhe vajza në botë duan ta imitojnë, qoftë në tapetin e kuq, qoftë edhe në stilin e çdo dite.
Në fillim të kësaj jave, JLo u pa në LA me një çantë Hermés Birkin, dhe me atletete sportive. Në varësi të vitit, stilit dhe prodhimit, një çantë Birkin mund të kushtojë që nga 40 mijë dollarë deri në 500 mijë dollarë. Të mbash një nga çantat më të lakmuara në botë në një ditë të zakonshme me streçe dhe atlete? Nuk duhet të habiteni aspak, sepse bëhet fjalë për një prej ikonave të njohura të modës.
Fituesja e çmimit ‘CFDA Fashion Icon 2019’ është parë në të gjithë LA këtë javë me veshje që ndjekin të njëjtën formulë: atlete, syze dielli dhe çanta luksoze për palestër. Ajo e shfaqi ansamblin e kostumeve sportive me Birkin edhe më 2 qershor.
J Lo ka qenë një fiksim i vazhdueshëm në titujt e lajmeve kohët e fundit. Nga prezantimi i linjës së saj të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës deri tek përgatitja për publikimin e dokumentarit të shumëpritur të Netflix ‘Halftime’ më 14 qershor, ajo po përjeton një periudhë shumë të ngjeshur. Dhe këtë të diel, superylli ndërkombëtar mori vlerësim historik në MTV Film dhe TV Awards 2022. Aktorja e “Marry Me” mori çmimin ‘Generation Award’, për karrierën e gjatë 30-vjeçare kinematografike.