Jennifer Lopez publikon këngën e re, por vëmendjen e merr vajza e saj
Mbrëmjen e së enjtes, këngëtarja me famë botërore Jennifer Lope publikoi klipin e këngës së saj më të re me titull “Limitless”. Gjithashtu kënga është edhe kolona zanore e filmit “Second Act”, ku JLo është personazhi kryesor. Lopez luan rolin e një gruaje që shpik një histori për të fituar një post të ngritur dhe për të nisur një kapitull të ri në jetën e saj. Si në çdo klip Jennifer shfaqet e mrekullueshme si dhe energjia e saj duket në çdo moment.
Por kësaj radhe vëmendjen e ka marrë vajza e saj 10-vjeçare, Emme Maribel Muñiz.Kjo e fundit, në videoklip është një shëmbëlltyrë e mamasë së saj, e veshur njësoj dhe duke luftuar njësoj si ajo. “Jam një grua që gjëmon/ Jam një grua që thotë se dua më shumë/ Unë nuk kam limite”, thuhet në tekstin e këngës. Ndërkohë Emme dhe vëllai i saj binjak, Maximilian David, erdhën në jetë nga martesa e JLo me ish-bashkëshortin Marc Anthony./Panorama Plus