Jennifer Lopez po planifikon diçka për ish-in e Benit dhe na habiti
Jennifer Lopez dhe Jennifer Garner duket se kanë një marrëdhënie të ngushtë, aq sa këngëtarja ka planifikuar për të shkëmbyer dhurata të Krishtlindjeve mes tyre. Garner aktualisht ndan tre fëmijë me ish-Ben Affleck, Violet, 16, Seraphina, 13 dhe djalin Sam, 10. Lopez nga ana e saj shpesh e ka lavdëruar publikisht Garner.
“Ata do të shkëmbejnë dhurata këtë vit për Krishtlindje, kanë një raport të shkëlqyer”, tha një burim i afërt për HollywoodLife.
“Ka një respekt dhe vlerësim të vërtetë reciprok për shkak të fëmijëve. Ata janë shumë të lumtur dhe kjo thjesht bën që gjithçka të funksionojë.”