Jennifer Lopez nuk njeh moshë, “Elle” e shpall ikonën e vitit 2023!

Është 54 vjeçe, por duket mahnitëse. Dhe Jennifer Lopez thotë se gratë, pas të 50-ave bëhen gjithnjë e më të seksi.

Ylli i muzikës është përzgjedhur për kopertinën e revistës “Elle” për dhjetorin dhe revista pe nderuar edhe me çmimin “Ikona e vitit”.

“Unë e shoh veten duke punuar për aq kohë sa unë e dua këtë gjë. Se di deri në çfarë moshe. Mund të jetë deri në 70, 80, 90”, ka thënë ajo. Kujtojmë se JLo u martua në vitin 2022 me Ben Affleck, me të cilin u rikthye pas rreth 20 vitesh.

Revista Who