Jennifer Lopez, në ndihmë të sipërmarrësve latinë

JLO është bashkuar me jofitimprurjen mikrofinanciare Grameen America për të shpërndarë 14 miliardë dollarë në kapital hua për 600,000 biznese të vogla në pronësi latine deri në vitin 2030, përveç ofrimit të mentorimit të saj për gratë latine.

“Të jesh latine në këtë vend ka qenë gjithmonë një çështje krenarie për mua. Jam e përulur dhe përtej mirënjohëse për partneritetin me Grameen America, tha ajo në një deklaratë. “Ne po ndërtojmë shtigje drejt punësimit dhe mundësive të lidershipit.

“Ka kaq shumë forcë në këtë komunitet dhe ne po e shfrytëzojmë atë. Ky partneritet do të krijojë barazi, përfshirje dhe mundësi për gratë latine në biznes. Kjo do të ndryshojë strukturën e Amerikës!” shtoi Lopez”.

Përmes përpjekjes së saj filantropike Limitless Labs, iniciativa do të sigurojë gjithashtu 6 milionë orë trajnime dhe edukim financiar.

Këngëtarja e nisi rolin e saj si ambasadore kombëtare e Grameen të mërkurën në Festivalin e Filmit Tribeca, ku u shoqërua nga disa prej sipërmarrësve latinë të programit për premierën në tapetin e kuq të dokumentarit të saj Netflix Halftime.

“Jennifer Lopez është një pioniere, që ka dhënë shikueshmëri dhe mbrojtje për të siguruar që gratë latine të jenë të arsimuara, të fuqizuara financiarisht dhe të shëndetshme,” deklaroi Andrea Jung, presidente dhe CEO i Grameen America.

“Së bashku ne do të formojmë sipërmarrjen si një rrugë të qëndrueshme drejt suksesit për gratë latine të cilave historikisht u mungon aksesi në tregjet formale financiare dhe shpesh janë të margjinalizuara nga mundësitë ekonomike,” shtoi Jung.

Lopez njoftoi më parë iniciativën e saj Limitless Labs në shtator, duke u partnerizuar me programin 10,000 biznese të vogla të Goldman Sachs. Bashkëpunimi u fokusua në mbështetjen dhe fuqizimin e grave biznesmene latine në qytetin e saj të Bronksit./Laps.al