Jennifer Lopez më në fund merr një lajm të mirë/ Filmi i saj në Netflix shënon një sukses të madh

E vështirë për Jennifer Lopez të gjenden lajme të mira në një kohë kur ajo po përballet me një divorc të mundshëm me Ben Affleck.

Por më në fund, ka diçka për të festuar pasi filmi i saj i publikuar së fundmi në Netflix, “Atlas”, ka qenë një sukses në platformën e transmetimit.

Disa javë më parë, Lopez prezantoi filmin në të cilin ajo u shfaq në rolin kryesor.

Sipas Luminate, “Atlas” solli më shumë shfaqje midis 24 majit – dita kur u shfaq premierë – dhe 30 maj.

Ora News