Jennifer Lopez jep lajmin e madh për fansat e saj

Këngëtarja e aktorja e famshme amerikane Jennifer Lopez, ka dhënë një lajm të madh për fansat e saj. Ajo do ta festojë 50-të vjetorin e lindjes duke organizuar një turne në krejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 49-vjeçarja e ka dhënë këtë lajm gjatë një interviste në emisionin e Ellen Degeneres, që transmetohet këtë të mërkure. “Këtë verë do të jem duke festuar. Ditëlindjen e kam në Korrik kështu që këtë vit vendosa të bëj diçka të madhe për ditëlindje, meqë është edhe ditëlindje e madhe, shkruan Prive. Do të jem në një turne në SHBA. Do të quhet “It’s My Party”, ka thënë ajo.