Jennifer Lopez intervistohet nga dy fëmijët e saj dhe rikujton momentet kur zbuloi se priste binjakë
Jennifer Lopez është intervistuar nga fëmijët e saj në një video shumë të veçantë që e ka publikuar ditën e sotme në kanalin e saj në ‘Youtube’. Max dhe Emme shfaqen shumë të emocionuar në video teksa i drejtojnë pyetje nga më të ndryshmet nënës së tyre. Një prej tyre lidhej me momentin kur JLO kishte zbuluar faktin se do sillte në jetë binjakë.
Lopez shpjegoi se e kishte ndjerë që ishte shtatzënë kur kishte ndjerë një ndjesi të çduitshme në stomak. “Kur kuptova që isha shtatzënë isha në Portugali dhe po bëja një show të madh. Në një moment ulem të bëj grimin dhe ndjej sikur kisha një flutur në stomak. Menjëherë më shkoi në mendje që mund të isha shtatzënë, sikur e ndjeva. Shkova tek doktori dhe bëra kontrollet e nevojshme, megjithëse barku im ishte shumë i sheshtë. Doktori më bëri eko dhe më tha: ‘E shikon atë që duket si një bizele e vogël është fëmija yt. E shikon atë tjetrën dhe ai është fëmija yt’. Isha e shokuar, por shumë e lumtur. Po qeshja si e çmendur”,-tregon këngëtarja e njohur.
Edhe njëherë tjetër, përtej muzikës, JLO ka ditur si të argëtojë fansat dhe fëmijët e saj janë bërë pjesë e famës në mënyrën më speciale. /revistawho.com