Jennifer Lopez i kërkon ndihmë ish-gruas së Ben Affleck: Më ndihmo të shpëtoj martesën!

Martesa e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck është e varur në një fije, sipas agjencive ndërkombëtare. Pas thashethemeve se çifti po jeton veç e veç, Lopez është parë e vetme në premierën e filmit të saj të ri.

Një botim i Daily Mail raporton se Lopez ka kërkuar ndihmën e Jennifer Garner, ish-gruas së Affleck, për të shpëtuar martesën e saj. Tabloidi citon burime të afërta me JLo-në, sipas të cilave Lopez dhe Garner “kanë frikë se Ben Affleck është shumë afër shkeljes së maturisë së tij dhe strehimit tek alkooli.”

Të njëjtat burime pohojnë se Lopez i është drejtuar Garnerit për ndihmë, pasi ajo është një nga të paktët persona që mund të lidhet plotësisht me gjendjen e saj aktuale.

“JLo i beson Jennifer-it për atë që po ndodh sepse ajo është nga të vetmit njerëz në botë që e kupton se çfarë po kalon.”, tha një burim i afërt me yllin për DailyMail.

“Ajo e ka kaluar të njëjtën situatë, me të njëjtin djalë dhe edhe pse rrethanat ishin krejt të ndryshme.”, shtoi burimi.

Garner u pa pranë një rruge që të çon në rezidencën e Affleck, disa orë pasi ish-bashkëshortët u takuan për ndeshjen e basketbollit të djalit të tyre Samuel. I njëjti person shpjegoi se Garner dëshiron të ndihmojë në shpëtimin e martesës së tyre pasi mendon se Lopez është shumë e rëndësishme në jetën e ish-bashkëshortit të saj.

“Jen nuk dëshiron që Beni t’i japë fund kësaj martese sepse ai me të vërtetë kujdeset për JLo-në. Ajo shkoi në shtëpinë e tij për të biseduar me të.”, tha një burim pranë aktorëve.

Si filluan thashethemet e ndarjes!

Së fundmi në qarqet e Hollivudit filluan të dalin thashethemet se “Beniferët” që u martuan në Las Vegas në korrik të vitit 2022, po kalojnë një krizë në martesën e tyre, saqë po mendojnë të divorcohen.

Bisedat për divorcin nisën kur Lopez mori pjesë e vetme në Met Gala javën e kaluar. Një burim i tha TMZ-së se Affleck nuk e shoqëroi dot gruan e tij sepse ishte i zënë me xhirimet e “The Accountant 2”.

“Jen dhe Ben kanë probleme në martesën e tyre.”, tha një burim për Us Weekly. “Ata filluan të kishin probleme disa muaj më parë, pasi Jen kishte filluar të shtonte angazhimet në punë dhe të përgatitej për turneun e saj”.

InTouch raportoi se çifti po i nënshtrohet psikoterapisë për të zgjidhur problemet që kanë në martesën e tyre./K.C/dritare.net