Jennifer Lopez dhe Ben Affleck në Capri me pushime, videot dhe fotot e tyre duke shëtitur bëjnë xhiron e rrjetit

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck i kanë zhvendosur pushimet e tyre në Capri, ku kanë udhëtuar me jahtin luksoz që janë fotografuar prej ditësh.

Ata janë fotografuar nga njerëzit e thjeshtë e paparacët teksa ecin dorë për dore. Dhe çfarë ndodhi më tej? Njerëzit i njohën dhe filluan t’i ndjekin e thërrasin.

Çifti vazhdoi të ecte dorë për dore, ndjekur nga bodyguard-ët dhe personat e sigurisë, por dukshëm kjo situatë nuk i pëlqeu çiftit. J.Lo kishte vendosur një kapele të bardhë të madhe për t’u fshehur, ndërsa Ben syze.