Jennifer Lopez dhe Ben Affleck fotografohen më të lumtur se kurrë ndërsa shijojnë muajin e dytë të mjaltit të Itali

Panoramaplus.al/ Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket se po e shijojnë goxha muajin e dytë të mjaltit.

Çifti janë fotografuar duke bërë pazar në dyqanet me markat luksoze në rrugët e Italisë. Paparazzi kapi këngëtaren dhe aktorin duke u ndalur pranë dyqanit Brunello Cucinelli në Milano.

Ndërkohë një turmë e madhe me fansa prisnin jashtë për të parë të sapomartuarit.

Lopez – e cila ishte e veshur e gjitha me të bardha dhe në super formë, i përshëndeti admiruesit e saj. Ndërkohë, Affleck – i veshur me xhinse, bluze të bardhë, dhe këmishtë blu me kopsa, i buzëqëshi në fansave për disa çaste.

Siç është raportuar më pare, Affleck është shprehur se u ndje i shqetësuae nga fotografët që ndiqnin atë dhe Lopez gjatë muajit të tyre të parë të mjaltit në Paris. Dyshja shijuan një arratisje romantike dhe franceze muajin e kaluar pas dasmës së tyre surprise në Las Vegas “I dos”.

“Beni ishte paksa i trembur në Paris,” na tha një burim në atë kohë. “Ky ishte një nivel krejtësisht i ri.” Duke shtuar, “një nivel pothuajse si e Princesha-Diana”.

‘Bennifer’ ishin në qëndër të vëmendjes në media në vitin 2002 gjatë fillimeve të tyre.

Madje atyre iu desh të shtynin martesën e planifikuar në vitin 2003. Më pas në në një deklaratë të lëshuar një ditë para dasmës origjinale, ata thanë: “Për shkak të vëmendjes së tepërt të medias rreth dasmës sonë, ne kemi vendosur të shtyjmë datën.”

Lopez dhe Affleck nuk e riplanifikuan më kurrë, por rindezën romancën e tyre në vitin 2021. Pas ceremonisë në Las Vegas të dy shkëmbyen betimet përsëri në rezidencën e Affleck, aty ku u organizua dhe dasma tre ditore në Georgia më 20 gusht.