Jennifer Lopez 53 vjeçe pa pikë botoksi! Ndan 4 hapa për një fytyrë pa rrudha!

Jennifer Lopez është një nga yjet e muzikës botërore, e cila gjithmonë përveç talentit ka spikatur edhe për paraqitjen e saj. Ajo gëzon super forma trupore dhe një fytyre e cila nuk e tregon aspak moshën e këngëtares. Ajo ka një dashuri të madhe për grimin dhe kjo është mëse e dukshme edhe në rrjetin e saj social Instagram, por J.Lo nuk ka frikë të tregojë veten edhe në një gjendje natyrale.

Këngëtarja ka arritur ta mbajë lëkurën e saj perfekte pa asnjë ndërhyrje artificiale. “Nuk kam bërë ndonjëherë Botox deri më sot. Unë nuk jam ai person. Unë nuk kam asgjë kundër njerëzve që ta bëjnë këtë, thjesht nuk është gjëja ime”, është shprehur ajo, ndërkohë që fansat e saj mund të pyesin veten se si, në moshën 53-vjeçare, lëkura e Jennifer Lopez duket kaq e freskët, e përsosur dhe me shkëlqim.

J.Lo është e lumtur të ndajë rutinën e përditshme të kujdesit të lëkurës që e ndihmon atë të ruajë gjendjen e lëkurës së saj. Rutina e kujdesit të lëkurës është mjaft e thjeshtë dhe përbëhet nga vetëm 4 hapa, kështu që mund ta provoni shpejt vetë.

Hapi i parë është një pastrim i thellë, J.Lo lan fytyrën me pastruesin e saj. Më pas ajo vazhdon duke aplikuar serum. Ajo tregoi se përdor serum dy herë, çdo ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. “Vitamina për fytyrën”, e quan ajo. “Më pëlqen ta mendoj si të marr vitaminat e mia gjëja e parë në mëngjes”, tha ajo . Lopez e lë serumin të veprojë në fytyrën e saj dhe më pas kalon në hapin e tretë.

Hapi i tretë është kremi kundër diellit, i cili është ndoshta hapi më vendimtar në të gjithë rutinën e këngëtares. Ajo tregoi se kremi kundër diellit kishte qenë sekreti i saj më i madh i bukurisë që nga fillimi i të njëzetave. Dhe hapi i fundit është kremi i syve që ajo vendos poshtë syve dhe mes vetullave.

Bordo