Jennifer Aniston vendos në gisht unazën e dhuruar nga Brad Pitt

Sipas prestigjozes “The Mirror” jennifer Aniston ka filluar të vendos në gisht unazën e dhuruar nga Brad Pitt dikur.

“The Mirror” shkruan se aktorja 51-vjeçare e serialit të famshëm “Friends” mendohet se ka mbajtur unazën që kushton plot $500,000 që i dha Brad Pitt, kur u fejuan në 1999-ën. Madje raportohet se Jennifer Aniston e kishte unazën edhe tek takimi i famshëm me aktorin tek ceremonia e çmimeve “SAG Awards”. Besoj të gjithëve na kujtohet fotoja që atëherë çmendi rrjetin.

Dizajni i unazës shkruhet se bazohet në një palë vathë që Brad i kishte blerë aktores asokohe. Nuk dihet se pse Jennifer Aniston vazhdon të mbajë unazën e fejesës, por ky veprim ka ngritur dyshimet se ajo ende është e dashuruar pas Brad Pitt. Vlen të rikujtojmë se mediat e huaja më herët janë shprehur se ata po planifikojnë të bëjnë një dasmë të dytë dhe për këtë po punojnë në fshehtësi.

“Star Magazine” shkruan se kohët e fundit takimet e tyre janë shpeshtuar dhe ata janë parë shpesh në apartamentet e njëri-tjetrit. Dhe ndoshta ky detaj i mbajtjes së unazës së fejesës konfirmon këto dyshime.