Jennifer Aniston është me të vjetrën: Burrë me aplikacione? Kurrën e kurrës

Jennifer Aniston di kur ta përdorë fjalën kurrë! Ajo është intervistuar nga ‘People’ dhe gjejeni çfarë tha. “Kurrë nuk do përdor aplikacione lidhjesh për të gjetur partner. Me pak fjalë Jennifer i beson vetëm takimeve me metodën e vjetër, tradicionalen kur djalin e ke përballë. “E dua një partner dhe dua të gjej dikë, por për mua nuk është kjo mënyra e duhur”, u shpreh më tej ajo.

Ka të drejtë apo jo, nuk dimë ta themi. Por duket sikur eksperienca e saj nuk ka qenë e mirë në atë formë. Me këtë rast u konfirmua edhe njëherë që Jennifer është beqare./revistawho.com