Jennfer Lopez martohet fshehurazi me Ben Affleck, fotot dhe videot nga dasma surprizë

Jennifer Lopez është martuar me Ben Affleck. Lajmin e dasmës surprizë e bëri të ditur ylli i popit duke postuar në faqen e saj zyrtare foto dhe video të momentit në të cilin kurorëzoi ëndrrën e saj të dashurisë me yllin e Hollivudit. “Ne ia dolëm”, u thotë J Lo fansave të saj.

“Dashuria është e bukur. Dashuria është e mirë. Dhe rezulton se dashuria ka durim. Durim për 20 vite.” Mëngjesin pas dasmës, ylli i estradës ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto mes çarçafëve, sapo është zgjuar, teksa me krenari ka treguar unazën e martesës në gisht. “Bennifers” janë kthyer me të vërtetë dhe këtë herë ata janë burrë e grua.

Dasma surprizë në Las Vegas

“Ishte pikërisht ajo që ne donim”, shpjegon ylli i popit në buletinin e saj zyrtar. “Mbrëmë fluturuam për në Las Vegas, në radhë për celebrimin së bashku me katër çifte të tjera, të gjithë të ardhur nga i njëjti udhëtim në kryeqytetin e dasmave,” vazhdon rrëfimi. “Të gjithë donim të njëjtën gjë, që bota të na njohë si partnerë dhe të shpallim dashurinë tonë përmes simbolit të lashtë dhe pothuajse universal të martesës”. Në dasmë nuk munguan ngjarjet e papritura, duke qenë se siç tha J Lo, të dy mbërritën në altar pak para mbylljes. Sipas TMZ, dëshmitarët e dasmës do të ishin fëmijët e tyre përkatës:

Jemi shumë mirënjohës që jemi të rrethuar nga kaq shumë dashuri. Ne kemi një familje të re të mrekullueshme me pesë fëmijë të mrekullueshëm dhe një jetë që nuk na lë shumë arsye për të pritur.

Lidhja e tyre filloi për herë të parë në vitin 2004, kohë në të cilën ata nuk u martuan dhe më pas secili vazhduan jetën të ndarë derisa e gjetën sërish njëri-tjetrin.