Jeni gati për “Big Brother Vip Albania”? Zbulohet shtëpia, ideja dhe prezantuesi i reality show-t

Moderatori i njohur i “Top Channel” Ledion Liço, ndërkohë që po prezanton “The Voice Kids”, ka bërë një postim intrigues në Instagramin e tij, ndërsa pyet “Gati??? BBVIP Albania”. Bashkë me lajmin se këtë sezon nuk do të ketë “Big Brother 10”, por do të ketë “Big Brother Vip 1”, zbulohet kështu prezantuesi i këtij show, shtëpia me kamera, dhe ideja e koncepti i një formati që duket se do të bëjë namin në ekran. Në videon promocionale, ku bie në sy luksi i ambientit do të mbyllen personazhe të njohura të showbiz-it, të cilët do të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin para kamerave. Duket se VIP-at që do pranojnë të bëhen pjesë e lojës, do të heqin dorë nga perfeksioni, për të na u shfaqur 24 orë në 24 në përditshmërinë e tyre, për t’i parë si komunikojnë, si hanë, si pinë, si flenë, dhe sa shpejt tundohen. Story.al ju sjell spotin promocional të këtij formati të njohur botërisht, ndërkohë fakti që e ka publikuar vetë Ledion Liço në Instagramin e tij, tregon që moderator i këtij reality show do të jetë pikërisht ai, sigurisht në ekranin e “Top Channel”.