“Jemi të mirë!” Fation Kuqari dhe Efi Dhedhes në një lidhje dashurie?
Fation Kuqari dhe Efi Dhedhes kanë qenë dy nga konkurrentët më të komentuar të ‘Për’puthen’, por në sezone të ndryshme, përkatësisht njëri në sezonin e dytë e tjetri në të tretin. Por, së fundmi i ka bashkuar një tjetër reality-show “Kepi i Tundimeve’.
Për shkak të afrimitetit që kanë shfaqur, janë krijuar dyshime se dyshja mund të ketë nisur një lidhje. Për më tepër, një tjetër ish-konkurrente e emisionit të dashurisë, Mikela Pupa, ka realizuar një intervistë virtuale në Instagram ku është pyetur nëse ata janë në lidhje.
“Po kjo pyetje? Unë i kam shumë xhan të dy. Me sa di unë jo, por më pëlqejnë bashkë!”– shkruan Mikela duke bërë tag dy protagonistët. Efi e ka rishpërndarë në profilin e saj duke shrkuar: “Po të mirë jemi”, duke mos dhënë detaje të tjera.
Në episodin e fundit të ‘Kepi i Rundimeve’ Fationi tregoi se për shkak të paraqitjes apo mundësive të tij, është paragjykuar sikur ka shumë lidhje dhe kjo është “barrierë” që vajzat mos të kenë besim tek ai dhe prej 8 muajsh është beqar.
“Duke qenë mashkull i paraqitshëm dhe me të gjitha mundësitë, të gjithë më kanë paragjykuar. Më thoni ti ke shumë goca. Në adoleshencë më ka pëlqyer kjo gjë.Duke u rritur dhe kuptuar, edhe jeta ndryshon dhe piqesh. Vjen një moment dhe kërkon diccka konkrete. Më ka ndikuar tek gocat e mira. Ka qenë ajo pjesa jo nuk kam besim tek ty se ti je ***. E kam peng këtë gjë, mund të them që kam 8 muaj këtë gjë, që nuk jam ky. Më ka lënë pak mbrapa sepse dua, jam 28 vjeç nuk e dua jetën aventurë gjithë kohës”, tregoi Fationi.