“Jemi në një lidhje, produksioni e di”, dy moderatorët e Top Channel ironizojnë Tean dhe Andin/ Video
Dy moderatorët e “Shqipëria live”, Erjona Rusi dhe Flori Gjini kanë ironizuar nëpërmjet një videoje të publikuar në Instagram Andin dhe Tean nga “Përputhen”.
“Unë dhe Flori jemi në një lidhje”, shprehet Erjona në këtë video dhe mbante një fytyrë të emocionuar, duke paralelizuar portretin e Teas në videon që publikoi në Youtube.
“Nuk është aspak e lehtë për ne, aq më tepër që jemi çdo ditë në transmetim bashkë. Ka ardhur momenti t’i themi disa gjëra, kjo është jeta jonë private dhe s’donim t’i bënim të ditur disa detaje të jetës sonë private. Prej gati 6 muajsh, unë dhe Flori jemi në një lidhje. Prej më shumë se një viti jam ndarë nga burri, produksioni e ka ditur”, shprehet Rusi.
Pikërisht këtu, teksa i përkëdhel Erjonës krahun, ndërhyn Flori: “Nuk mundeshim dot të flisnim, sepse ajo kontratë na ka bllokuar shumë”, dhe…. kaq ishte! Shpërthejnë të qeshurat.