“Jemi dëshmitarë të Jehovait dhe s’e festojmë 1-vjetorin e vajzës”, Serena Williams i habit të gjithë
Jemi mësuar të shohim festa me shumë shkëlqim dhe shumë të ftuar kur fëmijët e personazheve të njohur kanë ditëlindjen, sidomos kur ata mbushin një vjeç. Nuk është ky rasti i tenistes Serena ëilliams, e cila ka vendosur që ditëlindjen e parë të vajzës së saj Olimpia të mos e festojë. Ky vendim i Serenës lidhet me besimin e saj fetar, pasi 36-vjeçarja është dëshmitare e Jehovait. Këtë gjë ëilliams e ka pranuar në një konferencë për shtyp, ku ndër të tjera gazetarët e kanë pyetur edhe nëse do i organizonte një festë për ditëlindje të bijës, shkruan ëho. “Olimpia nuk i feston ditëlindjet sepse ne jemi Dëshmitarë të Jehovait, prandaj nuk bëjmë festa të tilla”, u shpreh Serena. Kujtojmë se të gjithë ata që I përkasin këtij besimi nuk festojnë ditëlindjet apo festat fetare si Krishtlindjet dhe Pashkët, pasi sipas tyre ato kanë origjinë pagane.