Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez me pushime në Francë, unaza 2.5 milionë euro rrëmben të gjithë vëmendjen

Ish-spikerja e lajmeve, Lauren Sanchez dhe biznesmeni miliarder, Jeff Bezos u fotografuan të premten duke vizituar Beaulie, një qytet bregdetar në Rivierën Franceze.

Veç çiftit, vëmendje të madhe mori edhe unaza me gurë 20 karatësh në gishtin e saj.

Qyteti piktoresk është ndalesa më e fundit e çiftit në turin e tyre evropian, pasi ata kanë lundruar prej javësh në jahtin e Bezos-it prej 500 milionë eurosh.

Sanchez shihet në fotot duke mbështetur dorën e saj të majtë në një varkë, ndërsa unaza me vlerë rreth 2.5 milionë euro shkëlqente në rrezet e diellit.

Ajo ishte e veshur me një fustan portokalli, ndërsa Bezos gjithashtu dukej elegant me një bluzë dhe xhinse të bardha.

Në maj u mësua se CEO i Amazon i propozoi Sanchezit pas pesë vitesh njohje.

Propozimi erdhi në mes të udhëtimit të çiftit në Festivalin e Filmit në Kanë.

Jeff filloi të takohej me 53-vjeçaren në janar të vitit 2019, pas ndarjes nga MacKenzie Scott.

Ora News