Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez me pushime
Miliarderi, Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez kanë zgjedhur të pushojnë në jahtin e ri 500 milionë Dollarë. 53-vjeçarja dhe 59-vjeçari, themeluesi i Amazonit po shijonin “shëtitjen” e tyre përgjatë brigjeve të Spanjës.
Jeff Bezos dhe partnerja e tij, Lauren Sanchez lundruan në superjahtin e ri të themeluesit të Amazon. Ish-gazetarja 53-vjeçare e veshur me bikini rozë dhe miliarderi 59-vjeçar shijuan “shëtitjen” e tyre përgjatë brigjeve të Spanjës, sipas Page Six.
Çifti, i cili filloi lidhjen në vitin 2019, kanë shijuar rrezet e diellit në jahtin e madh, i cili thuhet se është jahti më i gjatë në botë me lartësi 70 metra, ka një helikopter dhe pishinë dhe mund të strehojë 18 të ftuar.
Jahti kërkon një ekuipazh prej 40 marinarësh. Bezos filloi ndërtimin e varkës, të quajtur Koru në vitin 2018 pasi kishte investuar gjysmë miliardë Dollarë. Ai u përfundua gati pesë vjet më vonë në Mars 2023. Koru kushton rreth 25 milionë Dollarë në vit për të drejtuar.
Jeff Bezos ka një pasuri personale prej 114 miliardë Dollarësh dhe është personi i tretë më i pasur në botë pas Bernard Arnault dhe Elon Musk.
Klan News