“Je si ato femrat që rrinë me këmbët hapur”- Konkurrentja e “Për’puthen” mbyllet në tualet pas debatit të ashpër me Blerim Dautin
Ditën e djeshme, Antonela Berisha dhe Blerim Dauti patën një debat të fortë mes tyre.
Nisur nga kjo, Bora Zemani sugjeroi që dyshja të bënte një takim katër minuta për të sqaruar çdo gjë me njëri-tjetrin në studion e “Për’puthen”.
Mirëpo në këtë moment, Berisha u shpreh se nuk pranon të përballet me konkurrentin dhe kaq deshi që Blerimi t’i kthehej ashpër.
“Ti nuk pranon? Pse mos e bëra gjë kërkesën unë? Kush je ti moj të bësh takim 4 minuta me mua? Kush je ti moj mos të pranosh? Se ta kërkova unë takimin, rri moj aty. Se thotë ‘nuk pranoj’, sikur ia kërkova unë takimin. Rri urtë!”,- tha Blerimi.
Megjithatë, Antonela u ul përballë Blerimit, por që në fillim ajo u shpreh e revoltuar: “Nuk dua të t’i shoh sytë!”.
Konkurrentja tha se është ndjerë e ofenduar prej tij dhe shumë e prekur nga situata vendosi të largohej nga studioja.
Blerimi i kërkoi falje Berishës, por shtoi se ajo luan rolin e viktimës.
“Mos luaj rolin e viktimës. Kjo më ka ofenduar disa herë mua, por unë nuk i kam thënë asgjë. Edhe kjo më ka thënë në prapaskenë mbylle gojën. Kjo i fillon gjithmonë sherret, sepse ose është xheloze ose do të më sulmojë me çdo kusht.
Kjo më ka sulmuar gjithë kohës, unë nuk do rri me gojën mbyllur, do i kthej përgjigje. Unë nuk dua t’i bëj njerëzit të ndihen keq dhe nëse ajo është prekur i kërkoj ndjesë.
Nuk kam pasur si qëllim ta ofendoj, ishte thjesht një batutë në muhabet e sipër. Megjithatë unë nuk besoj se Antonela është prekur”,– tha Blerimi.
Mirëpo para se të ndodhte ky takim, ata të dy kanë pasur një përplasje tjetër mes tyre, që nuk është transmetuar në televizion.
Në aplikacionin e “Për’puthen” janë publikuar videot që tregojnë se teksa ishin në publicitet, Blerimi ka ofenduar Antonelën duke i thënë se është si ato femrat që “rrinë me këmbët hapur”.
Për shkak të këtyre fjalëve, Antonela është larguar e përlotur nga studioja dhe ka kërkuar që të mos e ndjekë askush pas. Mirëpo Atdheu i ka shkuar pranë për ta mbështetur.
Antonela është mbyllur në tualet dhe në videon e publikuar në aplikacionin e “Për’puthen”, ajo dëgjohet duke thënë: “Nuk kam ardhur unë për të më thënë ku*vë ai!”.
Panorama.al