“Je shumë… Kur do ma bësh këngën?”- Vajza tregon ankesat që ka për Stinen, këngëtari: Në 13 vite nuk i kam kërkuar falje bashkëshortes
Stine është një baba i përkushtuar për vajzën e tij, Estia. Pas ardhjes së saj në jetë, këngëtari ka zbuluar se ka hequr dorë nga të gjitha veset e tij.
Gjatë një interviste në Festë në 5, ai foli edhe për marrëdhënien me bashkëshorten, Gracielën, teksa u shpreh se nuk i ka kërkuar kurrë falje me këngë.
“Nuk i kam kërkuar falje me këngë, se kemi pasur një situatë të tillë. Ne kemi gati 13 vite së bashku, mund të jemi zënë, por falje të këtij lloj s’kemi pasur. Unë si mbaj mend, por Graciela i mban mend më mirë. Që kur ka ardhur vajza në jetë kam hequr dorë nga të gjitha gjërat e mia, si p.sh. nga jeta e natës”, u shpreh këngëtari.
Në emision, Stine u surprizua nga një video e vajzës së tij, e cila shprehte ankesat ndaj të atit. Estia tha se këngëtari është babai më i mirë në botë, por është shumë gjumash. Ndërsa e pyeti se kur do realizojë këngën për të.
“Ti je babi im më i mirë në botë, të dua shumë. Kam një ankesë për ty, je shumë gjumash. Dhe diçka, kur do ma bësh këngën? S’ke kohë fare ti? Kam një surprizë të vogël për ty (dhe këndon). Të dua shumë. Suksese”, ishte mesazhi i vajzës.