“Je qelbësirë”, plas debati në studio, i ftuari i drejtohet keq Arian Çanit
Agron Dalipaj i ftuar në “Zonë e Lirë” ka hedhur disa akuza për gjuhën shqipe ndaj Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Studimeve Albanologjike. Nuk mungoi as një fyerje në drejtim të vetë gazetarit, të cilin e quajti ”qelbësirë”.
“Më thanë miqtë mos shko tek Çani se ai bën lloj lloj sharjesh. Kjo është hera e tretë që vij këtu. Por unë mendoj se ti je personazh interesant në botën e gazetarisë shqiptare dhe je shumë qelbësirë”, u shpreh Dalipaj, i cili po ankohej për minutazhin që kishte në dispozicion në emision.
“Mund të jesh i pakënaqur me mua, mund të më shash edhe pse është hera e tretë që vjen në studio. Ke 20 vjet që ke inat me Akademinë e Shkencave, që kur ke ardhur para 5 vjetësh te unë, të kam thënë që t’i bësh denoncime meqë the që ke fakte, dokumente. S’ke bërë asgjë, e bën për show. Ti bën tënden, tjetër gjë që drejtësia mund të mos e marri parasysh. Nuk ka mundësi që të gjithë njerëzit ta kenë gabim dhe ti ta kesh mirë”, i tha Çani.
“Kjo punë ka ngjallur interes kombëtar, puna e gjuhës. Kam dokumenta që janë anti-shqiptare, do t’i çoj në Prokurori”, tha Dalipaj.