“Je ku*vë”, del mesazhi i vajzës shqiptare që u vra nga babai i saj

Detaje të reja kanë dalë nga krimi i rëndë në Australi, ku babai vrau vajzën e vet. Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në mbrëmje, pak para mesnate, kur policia në Adelaide të Australisë Jugore gjeti të vdekur 20-vjeçaren shqiptare, Sabrina Lekaj dhe të plagosur babanë e saj, Petrit Lekaj, 49 vjeç.

Pas 48 orëve hetime për këtë krim, të martën në mbrëmje, Policia e Australisë Jugore lëshoi një deklaratë, duke thënë se babai i saj, 49-vjeçari Petrit Lekaj, ishte i dyshuari kryesor dhe pritej të akuzohej për vrasjen e vajzës së tij.

Sabrina-2

Sipas të dhënave, Sabrina, gjatë shkollë së mesme kishte qenë një gjimnaziste me rezultate të larta dhe kishte studiuar për piano. Ndërsa në universitet ajo po studionte për imazhe mjekësore dhe kishte arritur rezultate maksimale.

U tha që arsyeja e vrasjes ishte për shkak se vajza kishte dalë me shoqërinë natën, por nuk dihen motivet e sakta të këtij krimi. Vajza ishte ankuar natën e vrasjes te shoqëria për kontrollin që po i bënte familja.

Sipas disa mesazheve të publikuara nga Daily Mail, ajo ishte ankuar te shoqëria me mesazhe se familja e kishte cilësuar ku*vë dhe se ndihej nën presion për të shkuar në Universitet nga prindërit e saj Petrit dhe Romina Lekaj.

Lekaj u tha miqve për marrëdhënien e saj shpesh të paqëndrueshme me prindërit e saj dhe se ajo nuk donte të jetonte më nën çatinë e tyre./Gazeta Liberale