“Je ende e freskët, pse nuk martohesh?”, Monika Lubonja jep përgjigjen epike
Monika Lubonja po e shijon jashtëzakonisht shumë famën dhe suksesin që mori nga BBV. Së fundmi në një bisedëme ndjekësit e saj në Instagram, aktorja tregoi gjëra të reja rreth raportit të saj me ish-banorët e tjerë, por edhe në lidhje me jetën e saj private.
Më poshtë po iu sjellim disa nga pyetje-përgjigjet, të cilat ishin të shumta në numër, por ne kemi zgjedhur vetëm pikantet dhe që përbëjnë më shumë interes për publikun.
“Pse nuk martohesh, je ende e re dhe e freskët?” – shkruan ndjekësi. “Sepse jam në kërkim, nuk ka dalë akoma princi”– u përgjigj Monika Lubonja duke qeshur.
E ke takuar Arjolën jashtë kamerave? “E dashur, jemi takuar kemi pirë kafe, kemi folur shumë gjatë me njëra-tjetrën dhe shumë shpejt do të ulemi të hajmë dhe me bebat e Arjolë darka shumë të gjata”, tha Monika.
Si të duken Pm dhe Sarah dhe a ke ndonjë foto me ta? “Pm dhe Sarah janë çifti më i bukur dhe më i sinqertë që kemi, dje kemi qenë të tre bashkë, kemi darkuar, kemi folur për shumë gjëra të bukura”, tha Monika.
Çfarë u bë me atë udhëtimin që do bënit me Einxhel dhe gocat e BBV apo u harrua? “Folëm atëhere kur Einxheli… Tani Einxheli nuk ka kohë, duhet të shijojë Dagzin, më vonë kemi kohë akoma më vonë”, tha Monika.