“Je e lidhur me të?”, Shqipja e “Për’puthen” largohet nga emisioni kur i përmendin Atdheun

Shqipe Hysenaj, është një nga ish-konkurrentet e sezonit të dytë të “Për’puthen”, që bëri shumë “zhurmë” në program, dhe jashtë tij. Si çdo ish-konkurrent tjetër, edhe jeta e saj private ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë, mirëpo kjo I ka ardhur në majë të hundës.

E ftuar sot në “Shqipëria live”, ish-konkurrentja e “Përputhen” u acarua kur moderatorja Erjona Rusi e pyeti nëse është e vërtetë që ka nisur një lidhje me Atdheun.

“Më keni çarë kokën Erjona”, tha Shqipja duke u çuar nga karrigia dhe hoqi mikrofonin për të lënë studion.

“Tani po më bëni të dal jashtë kontrollit. Unë të vij këtu, ti thua lidhje me Atdheun. Me Atdheun s’kam gjë, jemi shokë. Spekulohet me Atdheun, spekulohet me vëllain tim, spekulohet me Sheikun, Atdheu spekulohet me Borën…na keni… nuk e di…ju uroj gjithë të mirat”, tha Shqipja dhe u largua.

Sakaq, Shqipen tashmë mund ta shohim çdo të shtunë në rolin e moderatores në emisionin “N’Shtëpi t’Re”, pranë autorit dhe moderatorit Luan Aliu.

/News31