“Je dashuria e mamit dhe babit”- Robert Berisha emocionin me urimin për Renee: Të kem ty fëmijë më bëri të kuptoja…
Vajza e Robert Berishës dhe Nora Istrefit feston ditëlindjen. Dhe këngëtari i ka bërë një urim të veçantë vajzës së tij në një postim në Instagram.
Ai shkroi se ardhja në jetë e Renee e beri të kuptojë sesa e bukur është bota duke shtuar se buzëqeshja e saj i ndriçon ditën.
Roberti u shpreh se Renee do të jetë gjithmonë dashuria e mamait dhe e babit.
“Të të kem ty fëmijë më bëri të kuptoj se sa e bukur është jeta. Buzëqeshja jote gjithmonë ma ndriçon ditën. Talentet tua të mëdha dhe personaliteti yt i adhurueshëm mund të shkrijë një mal. Ti je e ëmbël, fenomenale dhe e mahnitshme e mbështjellë në një ambalazh që unë e quaj, bijë. Ti ke qenë gjithmonë dashuria e mamit dhe e babit. Gëzuar ditëlindjen Renee,”- shkroi këngëtari.
Ndërsa shkrimin e shoqëroi me një video teksa luante në piano këngën e ditëlindjes dhe vajza e tij e përqafon.
Kujtojmë se çifti i ka dhënë fund martesës së tyre. Por pavarësisht kësaj ruajnë marrëdhënie shoqërore me njëri-tjetrit. Në intervista të mëparshme Robert Berisha është shprehur se i ka shumë borxh Norës dhe asnjëherë nuk kursen komplientet për të.
“Norës përveç faljes dhe falenderimeve s’kam fjalë tjetër. Kam marrëdhënie shumë të mirë me të, edhe po të mos ishte Renee, Norës i kam borxh tërë jetën. Kështu që i kam marrëdhëniet shumë të mira.
E falenderoj gjithë jetën që ka qenë afër meje, plot 14 vite dhe dua ti kërkoj falje gjithmonë,”– tha Roberti në një lidhje në Skype në emisionin “Shqipëria Live”.
Ai është përfolur se ka qenë në një lidhje me modelen Jessica Kadiu. Edhe pse këngëtari e mohoi lidhjen ishte vetë modelja që e konfirmoi me anë të postimi në rrjetet sociale.
Jessica shkroi se e dashuron dhe do e dojë gjithmonë Robertin, por hodhi poshtë thashethemet se kishte shkatërruar martesën e tij duke thënë se ata u lidhën pas ndares së tyre.