“Je bërë shumë e bukur”, 16-vjeçarja rrëfen përdhunimin nga xhaxhai
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Lushnje, ku xhaxhai i sapo dalë nga burgu, përdhunoi mbesën e vet. Ndërkohë, policia ka vënë në pranga 45-vjeçarin nga fshati Grabian në Divjakë. Arrestimi i të dyshuarit, pas disa orëve kërkim në një zonë pyjore, ku ai rrinte i fshehur.
Fatmir Jonuzi është denoncuar nga mbesa e tij 16 vjeçe, për abuzim seksual. E mitura ka pak vite që ka humbur babanë dhe jetonte me gjyshen.
Adoleshentja i është nënshtruar ekspertizës mjekoligjore për të parë nëse është defloruar dhe pritet që rezultatet të dalin pas disa ditësh.
Në deklarimin e bërë në Polici, 16- vjeçarja ka rrëfyer se xhaxhai kishte nisur ta ngacmonte që prej kohës kur kishte dalë nga burgu.
“Qëkur u lirua, më thoshte shpesh që isha bërë shumë e bukur dhe që tani isha rritur”, ka deklaruar vajza, para oficerëve të Policisë dhe në prani të psikologes.
Ajo është marrë në mbrojtje nga institucionet shtetërore të përkujdesjes duke e strehuar në një banesë sociale.
Sipas “panorama”, 45-vjeçari ka katër fëmijë, dy prej të cilëve janë të gruas nga një martesë e mëparshme./Gazeta Liberale