Jayoo zbulon dy reperat e preferuar shqiptarë: Nuk i kuptoj, por më pëlqejnë
Jayoo, këngëtari pjesëmarrës në “Kënga Magjike 2022” në katergorinë New International Artist, ndau mendimin e tij në “Aldo Morning Show” në Tv Klan për muzikën hip hop në Shqipëri krahasuar me SHBA-në. Gjatë bisedës, Jayoo zbuloi edhe një detaj shumë të veçantë, pasi në listën e artistëve të tij të preferuar nuk mungojnë emrat e mëdhenj të repit shqiptar.
Aldo: Në Shqipëri, zakonisht djemtë që merren me hip hop krijojnë bandat e tyre dhe sherre të papara sidomos në rrjetet sociale. Ndodh në Amerikë që hip hop-istët duhet të zihen se s’bën, gjithmonë me njëri-tjetrin?
Jayoo: Të zihen patjetër jo sepse duhet t’i shmangesh zënkave, por në hip hop ka të bëjë me të shprehurit veten tënde. Ka disa njerëz në Shqipëri që mua më pëlqen t’i dëgjoj, ndoshta nuk kuptoj gjithçka që thonë, por Mc Kresha e Noizy, më pëlqen shumë të dëgjoj muzikën e tyre spese janë këta lloj njerëzish që janë duke treguar historinë e tyre. muzika bluz ka shumë opera ku njerëzit janë duke treguar historinë e tyre në mënyrën më të sjellshme sepse janë historitë e një klase më të lartë, le të themi. Ndërkohë njerëzit që vijnë nga lagje apo mjedise të ndryshme, tregojnë se çfarë janë duke parë në jetën e përditshme dhe kjo është një çështje që ne përballemi në SHBA.
Kujtojmë që Jayoo prezantohet në “Kënga Magjike” me këngën “Itsy Bitsy”./tvklan.al