Jay Z dhe Kanye West s’janë më miq, burri i Kim Kardashian zbulon arsyen e konfliktit

Jay Z dhe Kanye West, kanë qenë dy miq dhe bashkëpunëtorë prej vitesh. Por për herë të parë Kanye ka treguar versionin e tij lidhur me prishjen e marrëdhënieve mes tyre. “U lëndova pasi ata nuk erdhën në dasmë. Unë e kuptoj se ishin duke kaluar nëpër disa gjëra, por nëse jemi familje, nuk do të humbasësh një martesë”, tha Kanye në një intervistë për iHeart Radio. Kujtojmë se Kanye dhe Kim Kardashian u martuan në vitin 2014 dhe Beyonce me Jay Z nuk ishin të pranishëm, shkruan Who. “Unë nuk po e përdor këtë intervistë për të nxjerrë ndonjë gjë negative, por duhet ta theksoj të vërtetën time”, e mbylli ai rrëfimin.